Dikush mund të ketë problem me mbledhjen edhe me mbledhës elektronik, por jo edhe Arbri. Ai mbledh numra deri në 4 shifror, dhe përgjigjen e ka për pak sekonda. Arbri është vetëm pesë vjet e gjysëm, por tani njihet nga të gjithë si ‘djaloshi që ka një përgjigje për gjithçka’. Për ta bërë edhe më të jashtëzakonshëm, përveç mbledhjes së numrave, Arbri është i tillë edhe në lidhjen e datave me ditët e javës. Pra, ju duhet vetëm ta pyesni se ç’ditë ka qenë një datë e caktuar e para shumë muajsh, dhe Arbri do t’u jipte përgjigjen në sekond.E shkathësitë e Arbrit, u hetuan krejt rasisht kur ishte vetëm 4 vjeç. Ai po dëgjonte motrën tek lexonte, dhe thjeshtë kishte kapur librin dhe kishte bërë të njëjtën gjë, ndonëse lexim s’kishte mësuar asnjëherë. Familja e kishte vërejtur që ai lexonte rrjedhshëm.

Ndërkaq, Arbri së shpejti do t’i nënshtrohet shpejt testit të inteligjencës, për të zyrtarizuar shkallën e zgjuarsisë. E, Ministria e Arsimit është duke e marrë në konsideratë që atij t’ia kalojnë klasat, në mënyrë që ai të mos humb interesin për shkollën.Më poshtë, shihni aftësitë magjepsëse të djaloshit 5 vjeçar:

https://youtu.be/XO77h5qHihM

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re