Policia e Shtetit ka nisur trajnimet e uniformave blu për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

 

Drejtori I Përgjithshëm Policisë, Ardi Veliu deklaroi se edhe për këto zgjedhje veprimtaria e uniformave blu do të jetë në rritje me qëllim zbatimin korrekt të ligjit.

 

Ai siguroi ambasadorin e e OSBE në Tiranë se policia edhe në këto zgjedhje do të tregojë që është promotore e vlerave më të mira të një shoqërie demokratike.

 

“Edhe për këto zgjedhje pritshmëritë për veprimtarinë e Policisë së Shtetit do të jenë cilësisht në rritje dhe të orientuara drejt zbatimit korrekt të ligjit. Këtij qëllimi i shërben dhe trajnimi i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, trajnim i cili fillon sot me drejtuesit qëndrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e do të vijojë më pas me të gjithë punonjësit që do të  përfshihen në këtë proces. Gjej rastin të falënderoj Prezencën e OSBE-së në Tiranë, për kontributin e tyre për zhvillimin e këtij trajnimi. Ju siguroj se Policia e Shtetit edhe në këtë proces zgjedhor do të tregojë se është promotore e vlerave më të mira të një shoqërie demokratike”

 

Ndërkohë ambasdori i OSBE, Bernd Borchardt u shpreh I bindur se policia do të jetë asnjëanëse në këtë process dhe se do të garantojë njerëzit që vota e tyre do të përfaqësojë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë.

 

“Unë jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe policinë e shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare.  Kam besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanës në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re