Skip to content

“Ardhja e ambasadorit amerikan ishte eveniment i madh”/ 100 vjet marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Topollaj: Kanë qenë të shkëlqyera, vendimi për ta shpallur “non grata” Berishën ishte një rrufe në qiell të hapur

WhatsApp Image 2022 05 16 at 16.55.30

Sot në një lidhje “Skype” për Faxneës ka qenë  diplomati Spartak Topollaj për të folur për 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

Ai tha se këto marrëdhënie kanë qenë të shkëlqyera ndërsa u ndal edhe tek vendimi i administratës së Biden që sipas tij në një mënyrë krejt të papritur shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Topollaj: 100 vjet më parë u vendosen marrëdhëniet diplomatike me shtetin më të madh të botës. Ardhja e ambasadorit amerikan dhe hapja e ambasadës ishte një evenimet i madh dhe kjo vinte fill pas rolit të madh që luajti presidenti në konferencën e paqes në Paris. Që Shqipqëria të mbetej e pa prekur.

Pastaj marrëdhëniet erdhën duke u forcuar deri në luftën e 2 botërore, ishim me alencë të madhe me SHBA.  Në vitet e demokracisë marrëdhëniet kanë qenë të shkëlqyera dhe ardhja e ambasadorit.

Ka pasur edhe probleme gjatë 97, u implikuan lobi grek, për të përfituar nga ngjarjet kaotike. Morën zemër, nxitën edhe bandat që erdhën nga Greqia.

Me ardhjen e administratës Biden në SHBA, në mënyrë të befasishme, aspak transparente ndodhi më e paparashikuiar, një rrufe në qiell të hapur që shpalli Berishën non grata.

Kjo i befasoi të gjithë, është absurd. Nuk mund të shpallet non grata ai që pati rol përcaktues në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Por ja që nuk është rasti i parë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb