Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë e triumfit të  së vërtetës !

Pader Salianjin të mandatuarin nga Kryezevendes Lider Muli dhe Lideri qe kërkon perspektiven, Gazi një mëdyshje e madhe e kishte mbështjelle si mjegull.

Besimi i marrë për të udhëhequr betejën Opozitare një aurë madhështie i kishte dhënë.

Qysh një ditë përpara me dërgoi një bibliografi emrash të mëdhenj luftrash nga Aleksandri i Madh, Jul Çezari e Xhenxhis Kani. Nxirrte prej tyre stratagema.

I tensionuar nga kjo peshë  mati me sy territorin dhe rreshtoi menjëherë trupat të armatosur deri në dhëmbë me parulla.

Me shpejtësi rrufe si Napoleoni në Austerlic inspektonte vijën e frontit.

Si do mësysh sot e pyeta me padurim ?

Me fuqinë e së vërtetës  dhe vështrimin e së drejtës mor i uruar me tha, ajo vonon po nuk harron. U afrua dhe te veshi me foli.

Dje ke llapur ca si shumë ma kujtoi në koinfidence, duke demoralizuar luftëtaret e lirisë ndaj eja pak mes nesh që të rehabilitohesh. Sot u përqafove me dy  zonja socialiste duke shtuar dyshimet kështu qe shpejto. Re të errëta të kanë mbuluar.

Po ja u qava shiko sa vëngër me sheh Bana, sa qortueshëm Tritani , sa me dyshim Oerdi të cilin shkronjat në anglisht e bëjnë të duket si Promete i lidhur me kauzen. Duke u çapitur zbrita deri aty. Në atë istikam me gjet Fred Xhaferri i cili shprehu dëshirën të  shtinte krah meje me një pisqolle sermi.

Me një padurim të ëmbël e ndjellës prisnim të niste melodia e lirisë, kënga e bilbilave. Shihnim nga Qeveria ku shafrani i qoftë largut kishte rënë mbi ta. Një e panjohur ishte ulur pranë Ogit. Ta ketë për hudhër? Harruam per një çast se jemi në luftë e filluam të pyesnim kush është vallë? Humbëm toruan. Dikush thoshte është Ciu është Ciu, një tjeter e mendonte si gardiste që mbron Ogin në anësore.

Si përfundim ishte ministre e re po emrin dhe ministrinë nuk ja mësuam. Aty kuptuam që na kishte marre malli edhe per Maznikun, Tezen e Gonxhen që nuk po i shohim.

Jeta jonë pa ta është një detaj i rëndomtë. Bora shfaqej si skulpturë e nostalgjisë. Anila ushtronte rrolin  e saj në teatrin e jetës me bukolizmin që bujqësia lyp.

Mete kishte hutimin e hyzmeqarit që i shpie kafenë Xhevos, kryetarit të bashkisë tek filmi “koncert në vitin 1936” ku të gjithë e duan të paret. Një buqete me lule thahej nga cmira mbi karrigen bosh të Margeritit. Niko teshtitej nga aroma e tyre e venitur.

Bela shfaqte sigurinë e të dërguarës mes qiellit e tokës edhe pse ajo ( toka) po na dridhej nën këmbë.

Mamica me sytë e mëdhenj që i llamburitnin prerazi dha lajmin e shumë pritur  ” po vjen Babo , po vjen Babo”. Një si ylber ra mbi kokën  e Ulsiut. Taos  ju shfaqen dy flatra engjëllorë nën sqetulla. Eni Xake tha tre here “Aleluja aleluja aleluja”. Çyrbja turfulloi ç’gjuhe flet kjo? Fraza perëndie more bekim i shpjegova nga lumturia  që u shfaq Babo. E kam lexuar tek Pesoa tha qerratai, admirimi të rrit e po kaq u gëzua edhe ai.

Ardhja e Babos na ndezi tahmanë e protestës. Ne i thanim lësho pe ne kërkesat tona ose lipsu… ai tundte kokën gjithë makth, i paudhi.

Luan Baçi hyri në skenën e përgjakur të historisë ashtu siç i ka hije. I kreshpëruar si shqiponjat e hekurta tek pararojat romake u derdh në vijen  parë. Babo leshoi një të qeshur të hidhur si të gjithë frikacaket duke na kqyrur me  një shikim sfidues por në thelb lutes. Pas tij edhe Mamica pergiu gaz. Bana shkoi aty  fulikare dhe ju fiku buzëqeshjen si cingaren në taketuke. Helidon Bushati me krenarinë që i jepte momenti shihte me keqardhje nga unë. I dukesha si renegat qe nuk di të vishet sipas stinës së Revolucionit. Atij qyrku i rrinte për bukuri.

Lypa me sy Jorushin  e Tabakeve për të njomur pak shpresat me njerzillek. Ajo kishte udhëtuar në këmbe kah djerrina e LSI e baraslarguar nga Muçua dhe nga ne. E lidhur në direkun e vetvetes kalonte si Odiseu mes Shiles dhe Karibdes për te dale e pa lagur në breg. Një muzg simfonik kishte rënë mbi Mimi di Puccinin. Qemanja do i duhej atë çast. Etilda ngjante si sibile e fatit të vet. Etjeni  bie në sy duke mbetur në hije. Klosi më i vjetër pas ditëlindjes po më i mençur qamet.  Laerti ëndërron një bisede filozofike me Bujarin e Lushnjës. Arben Pëllumbi gëzohet që koka e Nasipit e ndan nga  ligësitë e kësaj dynjaje. Damua shihte nga Babo dhe këndonte nën zë vargje te  eposit “fort po shndrit e pak po nxeh” , a thua rrezet e tij do me ngrohin dhe mua të padenjin? Dimër i ftohte ky tha Braçe ja shiko unë me grip dhe maskë.

Dolëm. Salianji me përgëzoi për bindjen dhe nuk me beri raport. Muli me uroi posaçërisht ” më fund edhe ti me hapin e shokëve” ! Gazi e dëgjoi ” jo i tha me hapin e revolucionit”. Dhurata Çupi u ngashërye. Shami e Dash Sules ato lot i mblodhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re