Ambasadori Çek, Jaroslav Ludva ka folur ditën e sotme nga Rinasi, pak pas mbërritjes së helikopterit çek që do ndihmojë autoritetet tona për shuarjen e flakëve.

Ambasadori çek deklaroi se nesër nis nga puna helikopteri, i cili pritet të qëndrojë në Shqipëri për një javë.

Ambasadori u shpreh se situata është pak më problematike në Vlorë, por ai ka besim që çdo gjë do të shkojë mirë.

“Neser fillojme nga puna. Helikopteri do te qendroje 1 jave. Është e përcaktuar por do shikojmë nëse situata është serioze. Kapaciteti është i mirë. Kemi punuar bashkë me BE-në, situata është agravuar pak në Vlorë, prandaj jemi këtu sot. Do shikojmë dhe shpresojmë që situata të jetë më mirë. Kemi pasur komunikim me Ministrinë e Jashtme. Është kërkesa e qeverisë shqiptare në fillim dhe kërkesa shkon në Bruksel, dhe kanë kërkuar dy helikoptera. Do te sjelim 3. Një nga Çekia, dhe dy nga Holanda. Kam besim që çdo gjë do jetë në rregull. Kemi ndihmuar përpara dy vitesh edhe ne termet, por me helikopter situata e zjarreve është hera e parë. Faleminderit shumë dhe uroj gjithë të mirat”, tha Ambasadori Çek, Jaroslav Ludva.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re