Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, gjatë seancës në Kuvend është shprehur se opozitës nuk i intereson vota e diasporës, ndërsa theksoi se për ta e rëndësishme është se kanë gjetur një kompani marketingu, duke iu referuar ekipit të Chris LaCivita.

 

Peleshi tha se Shqipëria e së nesërmes do të ndërtohet nga shqiptarët dhe se alternativa e opozitës duke thënë se kanë gjetur një kompani marketingu për ta bërë të bardhën të zezë, nuk qëndron asgjëkundi.

LEXO EDHE: “Ju ka kapur makthi”, Noka ironizon ministrat e PS: Secili prej jush keni nga një Nesti Angoni! Do detyroheni të shtrëngoni sapunin me radhë

Peleshi: Për ju vota e diasporës nuk është as shpëtim dhe as e rëndësishme. E rëndësishme është vetëm, mesa po shikojmë që keni gjetur një kompani marketing. Për një parti kaq e rëndësishme për ju siç është PD, ta mbështesë shpresën që ta bëjë të zezën të bardhë, duket si dorëzim.  Nuk ka një shpëtim që vjen nga qielli, nuk ka ndryshim që vjen nga qielli. Shqipëria e së nesërmes do të ndërtohet nga shqiptarët. Kur merrni fjalën këtu mos na fyeni inteligjencën të gjithë kombit dhe sillni një alternativë të vetme dhe thoni se keni gjetur një kompani marketingu që nuk e njihte  Shqipërinë por di të bëjë të zezën të bardhë. Kjo nuk ka asgjëkundi ku të qëndrojë.

LEXO EDHE: Bardhi thumbon Belinda Ballukun: Nesti Angoni mungon në dy seanca! Ministri Hoxha duhet të japë llogari për mosveprimin e policisë në protestën para SPAK!

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko