Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një mesazh me rastin e Krishtlindjes uroi qytetarët e prekur nga tërmeti, që ardhtë kjo natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë.

Një falenderim Basha ua adreson të gjithë besimtarëve që ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë.

Urimi i kryetarit Basha për Krishtlindje

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar!

Nje lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë.

Dua të falenderoj dhe uroj në këtë natë besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë.

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari.

Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re