Skip to content

Ardi Veliu 60 minuta në prokurori, mohon njohjen me Alizotin

Ka përfunduar dëshmia e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pas afro një ore dëshmi në prokurori në lidhje me çështjen Babale, është mësuar se drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i ka qëndruar të njëjtës deklaratë të bërë dhe më parë.

 

Veliu ka pohuar se nuk e ka shoqëruar ai Fredi Alizotin, duke mohuar kështu akuzat e bëra prej këtij të fundit në videon e publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

 

Fredi Alizoti, i cili dyshohet të jetë dhe personazhi që ka imituar zërin e vëllait të ministrit Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar nga demokratët, deklaronte në videon e dytë e publikuar nga deputeti i PD Ervin Salianji, se drejtori i Policisë Ardi Veliu e kishte shantazhuar për të pranuar versionin e mazhorancës në lidhje me çështjen “Babale”.