Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

 

Vizion Plus mëson se kreu i AMP-së ka dorëzuar dorëheqjen tek ministri i Brendshëm.

 

Deri tani nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar Veliun drejt këtij vendimi.

 

Veliu e mban këtë post prej gati një viti.

 

Më herët ai ka qenë zv.ministër i Infrastrukturës ndërsa ka mbajtur edhe postin si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re