Drejtori i Përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim në Fier me drejtuesit e Drejtorive Vendore të Pòlicisë Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. K y takim është në vijimësi të planit për evidentimin dhe gòditjen kultivimit kánabisit.

Në takim të pranishëm  Zv/Drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtori i Departamentit të Pòlicisë Kríminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka.

Njoftimi i plotë i pòlicisë: Vijojnë takimet rajonale për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe gòditjen e veprimtarisë kríminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kánabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit Ardi Veliu, mblodhi në Fier, drejtuesit e Drejtorive Vendorë të Pòlicisë Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër si dhe shefat e Komisariateve në varësi të këtyre drejtorive.

Në takim të pranishëm  Zv/Drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtori i Departamentit të Pòlicisë Kríminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka  theksuar që në krye të fjalës se  qëllimi i këtij takimi është jo paraqitja e rezultateve por analiza e  punës së deritanishme dhe intensifikimi i  veprimeve në terren për të evidentuar e gòditur qoftë edhe një bimë të vetme kánabis sativa të kultivuar.

E vlerësoj punën e gjithsecilit, angazhimin dhe përpjekjet për të përmbushur këtë priorit, por në këtë fazë që jemi, duhet medoemos një tjetër impuls, një tjetër ritëm e angazhim në terren dhe rritje të forcës gòditëse duke mos i lënë asnjë hapësirë cilitdo që tenton të ushtrojë veprimtari kríminale në këtë fushë.

Veliu theksoi se që prej muajit Janar e në vijimësi, u ka kërkuar gjithë Drejtorëve Vendorë, qoftë në takimet e përjavshme apo në komunikimet e përditshme, por edhe nëpërmjet urdhrave, udhëzimeve, planeve të masave e  tërheqjeve të vëmendjes që toleranca në këtë drejtim të jetë zero. Askush të mos neglizhojë apo më keq akoma të bëhet palë me keqbërësit, se nuk do tolerohet asnjë drejtues pòlicie e deri te punonjësi më i thjeshtë.

Siç keni vepruar deri tani me kontrolle masive të territorit, kontrolle këto që nuk u ndalën edhe në periudhën e vështirë të izolimit nga pandemia, por përsëri Pòlicia e Shtetit e vijoi punën krahas shumë detyrave duke ushtruar kontrolle të shumta të territorit, duhet që këto kontrolle të vijojnë më intensivisht.

Do t’ju mbështesim me helikopterë, me monitorim nga GDF, me dronë me mjete logjistike, ndaj kjo periudhë që ka mbetur duhet që e tërë struktura pòlicore nga qendra në bazë, të angazhohet në kontroll territori, në mbledhje informacionesh, në bashkëpunim me qytetarët që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën, në interes të  integrimit evropian të vendit tonë- shtoi Veliu.

Parandalimi dhe gòditja  e krímeve mjedisore, rritja e parametrave të sigurisë në komunitet me prioritet zonat bregdetare, kapja e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë apo me lëndë narkòtike, parandalimi i áksidenteve rrugore duhet të jenë në fokusin e pa ndërprerë të punës suaj të përditshme  nënvizoi Drejtori i PSH.

Parandalimi i përhapjes së COVID-19, ishte një tjetër pikë ku Drejtor Veliu u ndal dhe kërkoi nga drejtuesit e pòlicisë angazhim máksimal, pasi misioni jonë është të mbrojmë jetë dhe kjo detyrë është e shenjtë pasi mbrojmë jetët tona, të fëmijëve tanë e të gjithë shoqërisë, ndaj mos hezitoni të penalizoni dhe të ndaloni cilindo që nuk zbaton protokollet e sigurinë apo bëhet nxitës e përhapës i këtij virusi. Qytetarët e ndershëm na vlerësojnë nga puna që bëjmë, nga sjellja që performojmë e nga shërbimi që ju ofrojmë , ka mbyllur fjalën e tij Drejtor Veliu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re