Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu  zhvilloi ditën e mërkurë dhe të enjte një vizitë të suksesshme dhe të rëndësishme në Policinë Italiane.

 

Gatë kësaj vizite, Veliu është pritur në takime të veçanta nga zyrtaret më të lartë të Policisë Italiane.

 

Drejtori i Sigurisë Publike, njëkohësisht Shefi i Policisë italiane Prefekti Franco Gabrielli, i shprehu Veliut mbështetjen dhe vlerësimin për punën dhe përpjekjet e Policisë shqiptare për të luftuar krimin dhe paligjshmërinë.

 

Gabrielli ka vlerësuar rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, veçanërisht arritjet në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, ku theksoi se rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit gjatë vitit të fundit tregojnë që Policia Shqiptare ka bërë një punë të shkëlqyer.

 

Gabrielli ofroi mbështetje të pakursyer në të gjitha aspektet për Policinë Shqiptare.

 

Ndërkohë Veliu, nga ana e tij ka falënderuar Gabrielli për mbështetjen e vlerësimin, si dhe e ka siguruar se Policia e Shtetit është e fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, policiminit në komunitet dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët.

 

Por krahas këtij takimi Veliu gjithashtu, zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë Kriminale me Prefektin Nicolino D’ Angelo, zëvendësshefin e Policisë italiane.

 

Në fokus të diskutimeve mes Veliut dhe D’Angelo, ishte mbi të gjitha forcimi i bashkëpunimit sidomos mes dy policive kriminale të dy vendeve, me qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë reale, bashkëpunimin dhe bashkërendimin në realizimin e operacioneve të përbashkëta, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re