Analisti Arjon Sulo ka komentuar largimin nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit të Ardi Veliut dhe zëvendësimin e tij nga Gledis Nano, i cili mbante postin e kreut të Antiterrorit.

Sulo tha se justifikimi i Veliut se do t’i përkushtohet familjes është gënjeshtër që nuk hahet.

Sipas tij, Veliu ishte një nga shërbëtorët e Ramës që kur dëshiron i afron dhe në momentin që mbaron punë me të, e largon.

Arjon Sulo: Është largim nga detyra sepse kur Ardi thotë që janë shkaqe familjare por pas 4 vitesh të thuash papritur që do të rrish pranë familjes, është gënjeshtër që nuk hahet. Kanë gjetur formën që ta largojnë me dorëheqje për të mbyllur cka është bërë mes të dyve. Është një dorëheqje se është fati jo mbi baza të ligjit, por të shërbesës politike. Fati i shërbëtorëve personal, besnik të kryeministrit është afatshkurtër, është gjithmonë në ambient të keq.

Nëse Veliu do ishte në rregull me ligjin, nuk do ia kërkonte dot njeri dorëheqjen sepse Policia e Shtetit është e pavarur nga ne. Arsyet që ka paraqitur vetë nuk qëndrojnë dhe është fati i një shërbëtori besnik që i zoti e afron dhe e largon kur të dojë. Mbaroi punë me të dhe e largoi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re