“Ardi Veliu u përdor nga politika për “Masakrën zgjedhore”, Lefter Maliqi flet edhe për çështjen “Berisha”: Nuk ka qëllime personale por kërkon të bashkojë opozitën

Screenshot_8-2.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News foli për situatën politike në vend dhe për largimin e Ardi Veliut që sipas tij ishte “shkarkim”.

Gjatë fjalës, Maliqi vlerësoi Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të cilin thotë se nuk duhet të përdoret politikisht si paraardhësi i tij. Maliqi tha se krimi në Shqipëri ëhstë ulur “këmbëkryq” dhe kontrollon politikën.

“Dielli duket që në mëngjes, nuk kam gjë me drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, por unë e kam me politikën. A do ta lërë politika të punojë apo do zbatojë urdhrat e Ramës. Ardi Veliun e shkarkoi familja e Ramës, pra Çuçi dhe prandaj ishte ajo “100 ditshi” ultimatum sepse ministri i ri ishte më i fuqishëm se drejtori i përgjithshëm. Veliu u keqpërdor politikisht duke shkelur ligjet e shtetit, unë e njoh personalisht është një ushtarak që 14 vjec kemi qenë në të njëjtën shkollë.

Veliun në aspektin politik nuk e vlerësoj pasi ka bërë disa shkelje sic është kultivimi i drogës, ngjarja e Elbasanit ai mashtroi pasi u gjendën karta identiteti ku u vra një shtetas, u përdorën forcat speciale për shembjen e teatrit që nuk lejohet pa urdhrin e drejtorit të policisë apo çuarjen e forcave drejt një televizioni privat, apo përdorimi i dhunës ndaj të miturve. Kriminaliteti bë rritje bënë që ai të bënet mirë detyrën e tij për ti shërbyer politikisht më 25 prill kësaj qeverie dhe ndaj them që policia, politika bashkë me bandat u bënë bashkë në zgjedhjet e 25 prillit, skishte asnjë mundësi tjetër që të fitonin”, tha fillimisht Maliqi.

Gledis Nano – Ka mbaruar akademinë e rendit 4 vjet pas meje. Unë i uroj suksese por duhet parë të paktën 2 muaj cfarë ndryshimi do të ketë policia e shtetit. Unë jam skeptik pasi droga është sheshit kur ke varfërinë këmbëkryq do të kesh vjedhje grabitje. Kur ke drogën sheshit do të kesh përplasje bandash rivale, cënime interesash. Disa lokale në Tioranë mund të gjenden lehtësisht me 5-6 celularë aty fillon hetimi. Po deshi shteti “lepuri kapet me qerre”. Në cdo lagje ke inspektor , agjent krimesh, patrullë policie, dhe agjent SHIKU. Këtu mungon marrëdhënia e besimit të publikut tek policia, këtu emërimet janë politike. Këtu pushteti merret me forcë me krim me drogë me të gjitha. Shikoni kush i ka vilat, resortet më të mëdhaja, hotele më të mëdha në të gjithë Shqipërinë. Janë pjesë e bandave pa arsim që marrin tenderat , ndërtojnë resorte dhe drejtojnë drogën. Dhe polici i thjeshtë nuk ka cfarë i bën atyre bosave që janë brenda xhamave të zinj sepse ata i heqin kapelen. Këta janë ata që emërojnë drejtorët e policisë që të jenë të sigurt për krimin që bëjnë. Edhe në kohën kur kam qënë unë drejtues policie ka pasur fenomene të tilla por jo në këtë masë të madhe. Dikur krimi kishte lidhje me policinë në shifra 20% kurse tani krimi është bërë bashkë 100% me institucionet e shtetit. Pse ndodh kjo? Sepse nuk ka opozitë.

Shtëpia politike aktuale – “LSI-ja për mua është shtëpia ku e nisa dhe aty dua ta mbaroj. Nuk diskutohet që unë kam idhull Sali Berishën dhe kam mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë kur unë kam qenë deputet dhe kryetar i pushtetit vendor në zonën e Beratit që ka ngelur me ato investime. Sigurisht mbase nuk do të jem i pranishëm në Berat por jam me atë dhe do të shkojnë mbështetësit e mi që kanë votuar PD në takimin që do të bëhet në qarkun e Beratit dhe mezi pres që të bëhet ndryshimi brenda opozitës.

Kur u pyet për çështjen “Berisha”, Lefter Maliqi tha se ish-lideri historik nuk ka qëllime personale por kërkon bashkimin e PD-së dhe opozitës.

Berisha në 2021 – Ka shumë për ti dhënë dhe e përgëzoj për energjinë që ka. Nuk e di qëllimin nëse do të jetë ai drejtuesi i PD apo dikush tjetër por e rëndësishme është bashkimi i PD dhe ai ka thënë që në 2017 pas humbjes duhet të japësh dorëheqjen. Për sa i përket vendimit të DASH të gjithë jemi të bindur që lobingu i Sorosit është shumë i fuqishëm jo vetëm në Amerikë por edhe në botë dhe nuk është proiblem për të vendos njerëz në DASH dhe ambasadorë në vende të ndryshme. Berisha për dinjitetin e tij ka hedhur në gjyq pavarësisht se si do të ecin dhe është i hapur nëse ka akuza ose prova. Interesi i tij nuk është personal por është interes i opozitës dhe kombëtar. Marrëveshja e 2017 është një hije e zezë dhe dyshoj që kjo është lojë e marrëveshjes së Sorrosit në 2017.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë