Skip to content

Ardi Veliu urdhër drejtuesve të policisë: Komisariatet të kenë listën e personave me Covid dhe të…

Pas shtimit të rasteve me Covid-19, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka dhënë detyrat shefave të komisariateve.

Veliu u ka kërkuar drejtuesve te komisariateve të kenë nga një listë me personat e prekur nga virusi në zonat e tyre, në mënyrë që ti kontrollojnë ata nëse zbatojnë rregullin e vetëkarantinimit ose jo, ndërsa ka kaërkuar që ne mënyrë kategorike të ndalohen tubimet.

Veliu gjithashtu ka kërkuar nga efektivët e policisë që të zbatojnë masat mbrojtëse, përdorimin e maskave dhe dorezave.