Ardian Çapja, i pandehur për vrasjen e babë e bir nezir dhe Gentian beqirit ka mohuar te jete i pergfshire ne ngjarje.

 

Prokurori i çështjes sipas tij ka manipuluar provat dhe faktet duke asgjësuar me urdhër-gjykate një përgjim ku në të del një zyrtar i lartë me emrin “Taulant”.

 

“Me avokatin e ndjer Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja,” eshte shprehur shpreh Çapja.

 

Vrasja e babë e bir ka ndodhur në mes të gushtit të 2012, kur Gentian Beqiri ka qenë në arrest shtepie i dyshuar si vrasës i vëllait të Çapjas.