Ardian Collaku dhe Lulzim Bitri i ruheshin një atentnati si ky i mbrëmjes së sotme, ndaj dhe lëviznin me makina të blinduara.

Mirëpo autorët e ngjarjes i kanë vëzhguar lëvizjet e tyre dhe mbrëmjen e sotme i kanë kapur duke ecur në këmbë.

Ndaj tyre u qëlluan të paktën 15 plumba, që i shkaktuan vdekje të menjëhershme Lulzim Bitrit, rreth 40 vjeç, ndërsa Ardian Çollaku u transportua në spital dhe ka pësuar vdekje klinike.

Në atentatin ndaj Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit është qëlluar me mbi 15 plumba. Raportohet se Bitri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Çollaku rrugës për në spital.

Pista që po hetohet aktualisht është ajo e larjeve të hesapeve. Ndërkaq, vlen për t’u theksuar se pas krimit të rëndë, autorët kanë djegur në zonën e Metalurgjikut një mjet tip “Volvo”.

Dyshohet se më pas, ata janë larguar ose në një zonë në qytet, ose janë ndihmuar nga një mjet tjetër, për t’u larguar në një tjetër vend.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në vendngjarje me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve. Sa i përket zonës ku ndodhi krimi, një bar kafe në hyrje të qytetit, ajo është e rrethuar nga shumë kamera.

Ata janë sekuestruar nga uniformat blu dhe pritet që të tregojnë detaje të reja që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re