Drejtuesi Politik i LSI-së në qarkun e Beratit, Ardit Çela ishte sot në Urën e Kuçit, nga ku ka denoncuar faktin se çakëlli i hedhur nga qeveria është zhdukur me shirat e rënë ditët e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Çela shkuan se banorët e kësaj zone paguajnë për gjelbërimin, pastrimin, ndriçimin, por nga ana e qeverisë kanë marrë vetëm tallje dhe mospërfillje.

Në përfundim të reagimit të tij, Çela shkruan se në 25 prill duhet votuar për një kapitull të ri dhe ndryshim radikal të vendit.

Postimi i plotë:

Ishim sot në Urën e Kuçit. Çakulli elektoral i rilindjes u zhduk me shiun e parë. Të lënë në harresë për vite me radhë, duan t’u hedhin hi syve banorëve me dy kamiona çakull.

Banorët i paguajnë kokërr më kokërr taksat e shumëfishuara të rilindjes ndërkohë që nuk marrin asnjë shërbim. Paguajnë për gjelbërim e për pastrim, paguajnë për ndriçim, paguajnë me paratë e djersës e të gjakut çdo detyrim ndaj shtetit, ndaj rilindjes në bashki e në qeveri, ndërkohë që marrin mbrapsht vetëm tallje, harresë, mospërfillje e arrogancë.

Toka të bekuara nga Zoti. Njerëz fisnikë që e duan punën, e që me punë nga mëngjesi deri në darkë mbajnë familjet e tyre. Shteti i ka harruar. I ka lënë pa rrugë, pa shërbime, pa mbështetje. Në 25 prill, referendum popullor, një kapitull i ri, ndryshim radikal. Vota kundër mashtruesve të rilindjes.

Ishim sot në Urën e Kuçit. Çakulli elektoral i rilindjes u zhduk me shiun e parë. Të lënë në harresë për vite me radhë,…

Posted by Ardit Çela on Sunday, March 21, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko