Dalin detaje të reja nga ekzekutimi “mafioz” ndaj Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Burime të “Fax News” bëjnë me dije se ishin tre persona të veshur me të zeza të cilët kanë qëlluar duke terrorizuar banorët e zonës.

Njëri prej atentatorëve ishte me paruke dhe ka pritur momentin kur dy objektivat (Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri) sapo kanë pirë kafen jashtë automjeteve të blinduara.

Burimet bëjnë me dije disa detaje të reja tragjike pasi Ardjan Çollaku është parë duke nxjerrë gjak nga goja, ndërsa Bitri nuk ka pasur fare shenja jete.

Sipas burimeve dy personat lëviznin pa mbrojtje pasi edhe herë të tjera ishin parë në zone të vetëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re