Stadiumi “Arena Kombëtare” që do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh duket se është drejt finalizimit të punimeve.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF ka publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook, disa pamje të punimeve në ambjentet e jashtme dhe të brendshme të stadiumit.

Sipas tij, fasada e tribunës qendrore të stadiumit është fare pranë përfundimit.

Kujtojmë, se stadiumi pritej të përfundonte në 11 qershor, por punimet nuk ishin gati në kohë, kështu plotësisht ai finalizohet në muajin shtator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re