Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka folur nga protesta para bashkisë së Tiranës.

Malltezi, në një pronocim për gazetarët, u shpreh se e zullumi i vjedhjes është trashuar aq shumë sa sot ka arritur përmasa të pakoceptueshme.

“Prononcimi është te pjesëmarrja dhe arsyeja e thirrjes së protestës. Ju shikoni se zullumi është trashuar aq shumë sa sot ka arritur përmasa të pakoceptueshme.

Paratë e shtetit shkojnë në xhepat e pushtetarëve në ditën për diell dhe justifikohen nga veliaj si probleme teknike me organizatën. Këto gjëra nuk ndodhin kurrë nëse titullari nuk ka pjesë.

Ju nuk kemi parë një hetim nga SPAK për këtë çështje përsa i përket Erion Veliajt dhe ka gjithashtu tentativa për ta minimizuar kualifikimin e veprës penale në shpërdorim detyre ndërkohë që kjo është një vjedhje flagrante miliona euroshe”, tha Argita Malltezi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re