Kupa e Botës ka nisur të jap emocionet e një botërori që i ka të gjitha. Ndeshjet e grupit D kanë dhuruar emocione deri ne fund dhe kualifikimi i Argjentinës është vendosur sërish në fund.
Të dyja ndeshjet ishin në barazim deri në prag mbylljes së sfidave që kualifikonin Nigerinë po ashtu si mbrëmë në një ‘’thriller’’ të vërtetë golat e Kroacisë dhe Argjentinës kualifikojnë këta të fundit me Kroacinë që e mbyll si kokë grupi.
Argjentina shënon në nisjen e ndeshjes përballë Nigerisë dhe shënon ai që më shumë argjentinasit prisnin, Lionel Mesi duke treguar cilësitë që ai ka. Ndërsa me nisjen e pjesës së dytë një penallti e dyshimtë e shkaktuar nga Maskerano realizohet nga Moses. Por në fund skena është për Markos Roho nga të paktët mbrojtës që mbeti në fushë pas zëvendësimeve të bëra. I gjendur në zonës pas asistit të Merkados gjuan saktë duke shënar golin më të rëndë në karrierën e tij.
Por Argjentina duhet të falenderoj edhe Kroacinë, e cila edhe pse me shumë ndryshime në formacion ia del të fitoj sërish duke e mbyllur grupin me tre fitore. Ballkanasit shënojnë të parët me Badejl në nisjen e fraksionit të dytë pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola. Barazimi islandez vjen nga penalltia e realizuar nga Gulfi Sigurdson por shpresat e ishullorëve goditen nga Perisiç që mbyll ndeshjen me një gol që i jep fitoren Kroacisë.
Dy çiftet e reja në 1/8 do të jenë Kroaci – Danimarkë dhe sigurisht ajo që do tërheq vëmendjen e të gjithëve është Franca kundra Argjentinës./Berati.TV
Argjentinë 2-1 Nigeri
Shënues: Mesi 14’, Roho 86’/ Moses 51’(pen)
Kroaci 2-1 Islandë
Shënues: Badejl 54’, Perisiç 90’/ Sigurdson 76’(pen)

