Një 19-vjeçar nga Argjentina po shokon botën me deklaratën e tij. Adoleshenti që pretendon se është fëmija i Maradonës ka kërkuar së fundmi që të bëhen analizat e ADN-së, në mënyrë që të provohet se ai është djali i tij.

Santiago Lara, udhëzoi avokatin e tij që të bëj apelin fill pas varrosjes së  yllit të Napolit dhe Barcelonës. Adoleshenti udhëzoi avokatin e tij që të fillonte veprimet ligjore për të provuar se ai ishte djali i Maradonës

Avokati i tij, Jose Nunez paraqiti një kërkesë me shkrim në një gjykatë familjare në qytetin e lindjes në Santiago, La Plata, ku kërkonte  autopsinë e Maradonës, rezultatet e ADN-së dhe zhvarrosjen e trupit të tij. Nunez mbrëmjen e djeshme doli në një TV Argjentinas për të transmetuar kërkesën e tij.

Sipas mediave të huaja, Santiago që në moshën 13 vjeç, ka filluar të kërkojë për të zbuluar identitetin e babait të tij të vërtetë.

Nëna e adoleshentit, kameriere Natalia Garat, vdiq në moshën 23-vjeçare nga kanceri i mushkërive në 2006. Mediat shkruajnë se para vdekjes ajo kishte një marrëdhënie me futbollistin, i cili zyrtarisht ka pesë fëmijë. Ish- i dashuri i Natalia, Marcelo Lara, e rriti Santiagon si djalin e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re