Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar paditë e dy grupimeve të Partisë Demokratike, çka pasohet në mënyrë të pashmangshme me pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes së emigrantëve.

Nesho thotë se ky akt i Kushtetueses është i duhuri duke theksuar se sipas tij, argumentet e paraqitura nga opozita janë të drejta.

Megjithatë, ish-ambasadori shprehet se nuk pret një rrëzim të vendimit si akt përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

“Mendoj se bëri një veprim të duhur. Argumentet e paraqitur nga opozita janë të drejta. Me përjashtim të rastit kur kryeministri ka bërë show-n e radhës, mori kredite dhe u popullarizua pezulloi çështjen. Është veprim i duhur, por nuk pres diçka përfundimtare për të rrëzuar vendimin.”, u shpreh ish-ambasadori Agim Nesho, në Open.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re