Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për luftën që ka plasur në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Çani e quajti Dukën “një burrë të mirë”, që është një alternativë më e preferuar për të drejtuar Federatën, sesa kapja politike e Federatës.

“Synimi i Dukës mua më duket legjitim. Ai pretendon se është aty me kontributin e tij. E ka çuar futbollin për herë të parë në këtë nivel, shumë më të ndërkombëtarizuar se më parë. Këto që e akuzojnë, shpërdorim fondesh, nuk futem fare te këto.

Për të kapur llokma të tilla pushteti, si FSHF, normal do të ketë akuza të tilla. Unë quaj po aq legjitime, aq më tepër tani në 2022, prirem të jem me Dukën në këtë rast.

Më duket burrë i mirë, e njoh personalisht. Por, më mirë të jetojmë në një vend ku sporti nuk është në kontroll të qeverisë, sesa nën kontrollin e qeverisë. Prandaj, më mirë një Dukë të keq, por jo sport të kontrolluar nga qeveria.

Le të mos harrojmë se Rama dhe Veliaj kanë luftuar shumë prë të kapur gjithçka dhe për të qenë të qetë. Është lodhje e madhe.

Tani, unë kam drejtësinë dhe amerikanët, dhe më del një Dukë më fidon. Kush je ti? Unë të fshij.

Rama dhe Veliaj duan ta heqin, sepse gjykata, drejtësia, është në duart e tyre.

Them, a do të ketë fuqi Duka të rezistojë? E ka të vështira. Hyrja e Veliajt, që është kamikaz dhe përmbaruesi… kësaj rradhe e kanë ndarë mendjen. Po arriti Duka edhe kësaj rradhe, që kanë drejtësinë, ti mundë, atëherë për Dukën duhet bërë monument”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re