Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka deklaruar se Lulzim Basha do ta mbrojë selinë e PD dhe do të qëndrojë aty, me çdo mjet, sepse ky është plani i amerikanëve.

Gazetari shtoi se në seli ka persona të maskuar, nga Kumanova, të cilët janë aty për çdo skenar dhe sipas Çanit, janë aty edhe me dijeninë e amerikanëve!

Nga burime të sigurta Basha nuk do të bënte këto, nëse nuk do të kishte gringont (amerikanët), që ti thoshte vepro se na ke ne për cdo gjë. U pretendua të ketë edhe mina aty.

Janë nga ato që bëjnë tym, që krijojnë tym, jo mina të vërteta. Kemi marrë vesh, nga burime të sigurta brenda PD, ajo foto nuk është fallco, me ata njerëzit me maska në fytyrë. E di cfarë janë ata të Kumanovës?

Ata për këtë ditë të keqe duhet të rrinë atje. Ata nuk janë pa dijeninë e ambasadës dhe të SHBA. Si mendon që amerikanëve u kalon miu poshtë hundës?

Beteja e të shtunës, është një betejë midis amerikanëve që kanë shpallur non grata doktorin dhe njeriut që duan të mbështesin në këto momente, Bashën.

Ajo derë e blinduar është simbolikë, që nuk të lejoj të hysh këtu. Nuk është Basha, janë amerikanët! 

Është me autorizimin e tyre“, tha Çani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re