Për gazetarin Arian Çani personat që do të mbajë afër në sesionin e ri parlamentar kryedemokrati Lulzim Basha janë të parëndësishëm.

Në një intervistë për MCN TV, Çani tha se Basha nuk duhet të ishte në krye të partisë, por duhet të kishte ikur që të hapte portat e kësaj partie.

Sipas tij nuk do të ketë ndonjë risi në mënyrën se si Basha do të organizojë situatën dhe se pranë do të ketë Gazmend Bardhin dhe ata që ka future në lista.

“E ç’rëndësi ka kjo. Basha nuk duhet të ishte në krye të partisë, duhet të kishte ikur që të hapte portat e partisë. Fakti që është atje nuk ka rëndësi kë mban afër. Ai do ketë afër atë që ka pasur, Gazmend Bardhin dhe ata që ka vënë në lista. Nuk shoh ndonjë risi”, tha Çani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re