Në emisionin e të premtes mbrëma në “Zonë e Lirë”, ku e ftuar ishte Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa po flisnin për Reformën në Drejtësi dhe marrëdheniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, moderatori i emisionit tregoi një histori për të shpjeguar se si i shikon ai këto marrëdhenie dypalëshe.

“Një ish-ambasador francez, i cili kishte shërbyer për vite në diplomaci, ka botuar një libër dhe në një intervistë autori i librit dhe njëkohësisht ish-ambasadori francez thotë se, Departamenti i Shtetit nuk punon fare dhe qendron në kafe dhe injoron marrëdheniet diplomatike, në rastin konkret edhe me Francën. Kjo ka ndodhur që kur në pushtet ka ardhur Trump, pasi çdo gjë varet nga humori dhe nga çfarë ai shkruan ne rrjetin e tij social në Twitter, – thotë gazetari.

Drejtuesi i emisionit, Arian Çani tha se, “kur kjo gjë ndodh me Francën që është fuqia e pestë në botë imagjino se si sillet ky departament me një “fshat” të vogël si Shqiperia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re