“Ky vend është mësuar t’i marrë gjërat qyl, por nuk ka qyl, ka sakrifica”. Kështu deklaroi Arjan Çani në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ai e konsideroi shoqërinë shqiptare të paemancipuar në raport me “gringot”, pra amerikanët dhe rolit që ata kanë në Shqipëri.

Sipas Çanit, Lulzim Basha e ka kuptuar që statuti dhe baza e PD nuk kanë asnjë vlerë, përpara rolit të “gringove”.

“Këta që rreshtohen me Berishën, mos e bëjnë për të hequr qafe Bashën dhe po e përdorin doktorin? Puna është, duhet të emancipohemi edhe në raport me gringot. Sepse gringot bëjnë gabime.

Ky vend është mësuar t’i marrë gjërat qyl, por s’ka qyl, ka sakrifica. Gringot kanë hyrë, në Greqi dhe në Itali, por ata reguan dhe gringot vajtën në vendin e tyre. Shqipëria, nuk është në atë fazë, sepse nuk ka këllqe. Nuk do të ishte keq që kjo shoqëri të emancipohet edhe ndaj gringove.

Basha sot nuk ka asnjë faj, i thonë gringot që do të rrish atje. Jozefina flet për statutin, po ç’hyn statuti këtu? Kjo krizë do të ndodhte nëse Berisha nuk shpallet non-grata? Kjo është personale dhe legjitime.

Prandaj Luli, ka kuptuar një gjë me intuitë, që në fakt, nuk i llogarit fare delegatët, sepse ishin po këta që e votuan direkt pasi ai humbi zgjedhjet. Ai kupton që këtu turma është idiote, ndërsa individi ka vlera. A zgjodhën ata prapë Lul Bashën pas humbjes? Po”, tha ndër të tjera Çani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re