Shpallja e Sali Berishës non grata nga DASH sipas gazetarit Arjan Çani nuk ka lidhje me Amerikën. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani tha se pas këtij vendimi qëndron kryeministri Edi Rama dhe siç analizoi ai ka të bëjë me arsye politike.

“Personalja ndikon shumë në politikë”, tha Çani, teksa solli si argument se më 1996-ën Edi Rama është qëlluar me levë për shkrimet që bënte qeverisë së kohës dhe abuzuesit sipas tij dyshohet të kenë qenë njerëz të Berishës.

“Pas kësaj historie është kryekëput mjeshtri Edi Rama. Një ditë të vërtetat dalin. PO të mos ishte Rama nuk do kishte njeri kundër Berishës.

Personalja ndikon shumë në politikë. Mos harroni levën që për pak e vdiq Ramën. Ai ka ngrënë një levë në 96-ën dhe ata njerëz mund të dyshojmë që janë të Berishës, nuk kemi fakte për këtë.

Rama e ka parë filmin e Mote Kristos. Hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë. E rrahën sepse shkruante kundër regjimit.

Nuk është çudi që të përdorë disa zyrtarë të DASH. Kjo që po i ndodh doktorit nuk ka lidhje me Amerikën, është influencë e përgatitur për vite të tëra.

Ai se përmend Ramën sepse do shkojë në gjyq historia e tij. Doktori nuk përmend emra. Rama pse nuk ka folur asnjë fjalë, pse?”, tha Çani.

“Nuk mund të jetë Rama kaq i fuqishëm, është më shumë se kaq”, shtoi Zheji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re