Duke folur për vrasjet mafioze të ditëve të fundit, gazetari Arian Çani parashikoi se ky është vetëm fillimi.
Përmes emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai quajti Shqipërinë nevojtore të Europës dhe se sipas tij vrasjet nga përplasjet mes bandave nuk përbëjnë më lajm.
“Po të hapësh mediat në një moment je i bindur që nuk bën më diferencë se ku ndryshon njëri nga tjetri.
A ka interes të merremi me emra konkrete? Mendimi im për fenomenin. Parashikimi im është se ky është vetëm fillimi, situate do bëhet edhe më rëndë akoma.
Europa si kontinent ka nevojë për disa nevojtore. Shqipëria është nevojtore.
Deri tani unë këtë kam konstatuar, mund të ndryshojë por nuk kam besim.
Kaq intensitet të madh sa këtu nuk ka në vendet e Europës, këtu nuk është më lajm kur dikush vritet”, tha Çani.
