Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të 58 të Këngës, me këngën “Shaj”, me tekst të Lindon Berishës dhe muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski.
Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Këngës në Eurovizion.
Në vend të dytë u shpall fituese Elvana Gjata me këngën “Me tana”, ndërsa në vendin e tretë, Sara Bajraktari me këngën “Ajër”.
