Skip to content

Ariu sulmon një person, 45 vjeçari ka marrë plagë të shumta në kokë dhe trup

 

Një person është sulmuar nga ariu në fshatin Nangë, në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjallicës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se personi ka marrë plagë të shumta në kokë dhe në trup, të cilat i kanë shkaktuar hemorragji.

Personi ndodhet në një terren të vështirë malor, teksa ka lajmëruar sallën e mergjencave për të dërguar një helikopter që t`i vijë në ndihmë.

Helikopteri është nisur nga baza ajrore e Farkës.

Policia Kukës/ Informacion paraprak:

Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O.,  rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në  këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor.