Arjan Çani, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është diskutuar për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe humbja dramatike e Lulzim Bashës.

Çani ka folur edhe për rolin e amerikanëve dhe thirrjen e Yuri Kim për të mos votuar kandidatët e Berishës. Ai tha se amerikanëve u duhet një opozitë e dobët, për të patur një Ramë të fortë.

Çani tha se shqiptarët nuk besuan te Yuri Kim dhe votuan për Berishën.

“Amerikanët janë në biznesin e tyre. Siç ka qenë gjithmonë historikisht, ku të munden bëjnë punët e tyre që ju interesojnë vendit të tyre. Për këtë respekte. Amerikanët duan të kenë ndikim në çdo cep të globit, sigurisht preferojnë të negociojnë me një person, jo me pushtetin dhe opozitën, por mundësisht me pushtetin. Kur opozita është e dobët, për ta puna është më e lehtë, sepse gjërat janë më të thjeshta dhe bëhen më shpejt.

Shqipëria ka tetë vjet me këtë qeveri, që është kthyer në një qeveri që ata e kanë promovuar dhe e duan. Një nga arsyet është që Rama është talentuar për t’u hedhur sirën. Mendoj se me Ramën, historia është tmerrësisht rozë, ka tetë vjet.

Pse Basha ka shpresë akoma dhe kërkon të rrijë në atë karrike? Sepse ka mbështetjen e asaj zonjës (Yuri Kim). Amerikanët duan stabilitet, jo demokraci. Në vende ku ka demokraci amerikanët herë pas herë humbasin.

Ku ka më mirë të ketë një opozitë të fjetur dhe në gjumë, apo të përçarë? Sepse lideri është gjithmonë i plotfuqishëm. Janë të gjitha arsyet përse mbështesin Bashën, sepse u duhet Rama i fortë.

Shqiptarët në 6 bashki i thanë Yuri Kimit, faleminderit por ne nuk të besojmë dhe votuan Berishën. Unë them, ka një koherencë të plotë të superfuqisë në Shqipëri dhe do të vijojnë të mbështesin Bashën.

E kanë lënë në rënie të lirë opozitën, që të ikë për lesh!”, tha Çani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re