Prof. Arjan Harxhi, ka qënë i ftuari i mbrëmjes së djeshme në programin KAPITAL nga Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, ku tema kryesore ka qënë situata e krijuar nga përhapja e virusit Covid-19. Ndër pyetjet e shumta të drejtuara nga publiku të cilave iu dha përgjige Profesor Harxhi, ishte edhe ajo lidhur me lidhjen apo ndikimin që mund të keta vaksina e turbekulozit në përhapjen e virusit. Theksojmë që kjo vaksinë është prej vitesh pjesë e programit të vaksinimit të popullatës në vëndet e lindjes, ku përfshihet edhe Shqipëria, dhe të dhënat e fundit nga përhapja e virusit në botë flasin për një rezistencë të popullatës së këtyre vendeve krahasuar me pjesën tjtëer. Përgjigjja e Prof. Arjan Harxhit ishte:“Jemi në një periudhë pandemie dhe patjetër që ka interes për ta parë këtë sëmundje nga shumë këndvështrime. Një pyetje që është ngritur më të drejtë është pse vende të caktuara kanë një hasje me të pakët dhe një virulencë apo forma të rënda të sëmundjes sesa vëndet e tjera, dhe është gjetur kjo lloj lidhjeje midis këtyre dy fenomeneve. Këto i studion epidemiologjia, dhe sheh nëse ka një lidhje shkasore e cila më pas kërkon investigime të mëtejshme imunologjike e kështu me radhë. Por në rastin konkret është gjetur kjo lloj lidhje në hartë që vende të cilat kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit, e famshmja BCG-ja mundet të ketë një ndikim në ketë lloj hasje më të pakët në frekuencë dhe në ashpërsi të infeksionit. Mund të ekzistojë një lidhje por do gjejmë nesë kjo lidhje është një lidhje shkaksore që duhet të vlerësohet më tej. Unë uroj që të jetë pasi ky do të ishte një bonus shumë i mirë për Shqipërinë”

KAPITAL është një format politiko-social që transmetohet çdo të premte ora 21:00 në Vizion Plus nën moderimin e gazetarit Aleksandër Furxhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re