Arjan Mezini, mjek Pneumolog në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, në një intervistë në “ABC News” ka folur për situatën e pandemisë dhe shtimin e rasteve të personave të prekur me COVID-19. Ai theksoi se që nga data 10 prill shtrimet në spital kanë qenë të ulëta. Rritja e temperaturave sipas tij dobëson virulencën e virusit.

“Rikthimi i masave të ashpra me shifrat aktuale nuk më bën sens u shpreh”, mjeku pneumolog.

Gjithashtu ai theksoi se muajt e verës janë muajt më të mirë, dhe në kontakt me virusin personat janë me imun.

“Ne kemi punuar vetëm me masat që do t’i quaja ekstreme. Nuk bëmë një strategji që të ruanin distancimin social që kur filloi epidemia. Masat duhet të merren në bazë të disa indikatorëve.  Tek ne kurba është e çuditshme. Tirana gjatë gjithë kësaj jave nuk besoj të ketë kaluar 15 numrin e të prekurve”, u shpreh ai.

Mëzini u ndal te rekomandimet e ekspertëve botërorë ndërsa shtoi se më këto shifra vendi është ende larg për rikthim të masave ekstreme.

“Ne kemi bërë një karantinë ekstreme dhe tani është momenti më i mirë që popullata të jetë me e lirshme, pra besoj që tani duhet të kalojmë të përgjegjësia personale. Distancimi fizik, përdorimi i maskave larja e duarve , sa i përket masave të tjera në këtë situatë janë të tepërta. Më duket e pakuptueshme që virusi deri në orën 17:30 nuk të bën gjë”, tha Mezini.