Arjan Ndoji ka deklaruar për policinë, se nuk ka qenë ai objektiv i atentatit të një dite më parë.

“Po të donin të më vrisnin mua, mund ta bënin para shtëpisë”, ka thënë ai, duke aluduar se objektiv ka qenë shoqëruesi i tij në makinë, Landi Muharremi.

Por, faktet tregojnë të kundërtën.

Report TV bën me dije se prokurori Arjan Ndoji po udhëtonte në momentin e atentatit me një makinë tip ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Ndoji.

Ndonëse makina ishte në emër të Çallikut, ajo përdorej gjithmonë nga prokurori Ndoji.

Gjë që të bën të mendosh se shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht ai, pasi nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që prokurori nuk udhëton me makinën e tij, por me makinë të dikujt tjetër.

Me sa duket, Ndoji duhet të ketë qenë në dijeni të rrezikut që i kanosej, dhe kërkonte të humbte gjurmët, duke udhëtuar me makinë tjetër.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re