Skip to content

“Mjeku beratas kishte 10 ditë me temperaturë në shtëpi, ishte i pari që vendosi maskën që në janar”, hematologu Pelikron Pulliqi jep detaje mbi kolegun e ndjerë

 

Hematologu Pelikron Pulliqi njëkohësisht kolegu i Arjan Pushit, mjekut i cili humbi jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 ditën e djeshme, në një intervistë për Fax News, ka shprehur raportin e tij me të ndjerin si dhe ka dhënë më shhumë detaje rreth ngjarjes që trishtoi mbarë bluzat e bardha dhe jo vetëm.

“Arjani ka qenë ndër më të mirët në grupin e vetë. Pas përfundimit të studimeve ka punuar si petagog në Universitetin e Mjekësisë  ku ka dhhënë kontributin e tij në përgatitjen e brezave të ardhshëm mjekëve në Shqipëri. Ikja e Arian Pushit është një humbje e madhe jo vetëm për familjen po për gjithë ekipin e hematoligjisë. Doktor Ariani kishte rreth një javë me temperaturë në shtëpi.

Ishte shumë ikujdesshëm, ndër të parët që vendosi maskën që në janar. Shërbimi i hematologjisë ka vazhduar punën normalisht dhe një pacient ka rezultuar pozitiv në këtë pavion gjatë pandemisë i cili mendohet se ka infektuar ekipin mjekësor. Profesor Pushi nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese, ndaj i bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të zbatojnë masat pasi nuk kemi të bëjmë me një virus të zakonshëm. Jam shumë i prekur që nuk mora pjesë në ceremoninë e varrimit të kolegut dhe mikut timë. Shpreh ngushëllimet për dashurinë e përjetshme të Arjan Pushit si dhe prindërit e tij për humbjen e madhe.”- u shpreh mjeku.

/faxweb