Ish zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka mbërritur në Gjykatëne  Apelit për të kërkuar pafajsinë pas dënimit me 10 muaj burg.

 

 

Ish-zyrtarja e lartë u fajësua në prill të këtij viti për “ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

 

Ish-zëvendësministrja ishte me masë sigurimi arresti në shtëpi që prej korrikut të vitit të kaluar por SPAK e akuzoi atë për mitmarrje dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pasi e kapi në përgjime të pranonte 1 mijë euro, një telefon celular dhe një arkë me peshk, në këmbim të një vendi pune për të pandehurën Florinda Beu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re