Subscribe

Të ardhurat nga doganat kanë shënuar një rritje historike. Gjatë 9-mujorit të 2021 janë mbledhur 136.1 miliardë lekë, shifra më e lartë në historinë e doganave.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëhet fjalë për 26.7 miliardë lekë më shumë.

Referuar të dhënave nga doganat, shtimi i të ardhurave ka ardhur si pasojë e rritjes së sasisë importeve, por një tjetër faktor është edhe shtrenjtimi i çmimeve për pothuajse të gjitha mallrat e importit.

Akciza e vjelë për importimin e karburantit, cigares dhe birrës ka shtuar 5.8 miliardë lekë, ndërsa taksa doganore 907 milionë lekë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinën.

Një ditë më parë, ministria e Financave raportoi se për 9-mujorin e këtij viti në arkën e shtetit kanë hyrë në total 367 miliardë lekë, duke reflektuar kështu një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë shqiptare pas krizave të tërmetit dhe pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re