Pas organizimit të protestës për Klodian Rashën, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, u shpall në kërkim nga policia.

Por ndërkohë që kërkohej në banesën e tij në Tiranë, ai është fshehur në Kosovë.

Në një rrëfim për “Prive”, Stresi ka zbuluar se si arriti të arratisej drejt Kosovës.

“Mora një shok të timin që punon me makinat e varrimeve, vetëm për të dalë nga protesta.

Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës”, ka treguar ai, duke falenderuar gjithë miqtë që e ndihmuan të shkonte drejt Kosovës.

Ai shprehet sërish se kjo protestë është organizuar 100% prej tij në çdo detaj.

Stresi u shpreh se në protestë nuk ka lejuar asnjë parti politike, madje as përkrahës të Partisë Demokratike, për të cilën ka shprehur dhe vetë mbështetjen publikisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re