Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në kuadër të 70 vjetorit të themelimit, organizon “javën e arkivave të hapura”. Nga sot deri më 7 qershor vizitorët do të mund të njihen me procesin e restaurimit, mikrofilmimin dhe përpunimin e dokumenteve arkivorë.  Vizitorët do të mund të shohin nga afër kodikë dhe fermanë, mes të cilëve edhe kodikët e Beratit që janë shfaqur rrallë herë në publik.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i bën thirrje shkollave dhe universiteteve që të kontaktojnë paraprakisht për vizitat e tyre ne mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë dhe hapësirat të njohjes nga afër me këto procese, veçanërisht për të rinjtë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re