Këtë të shtunë në emisionin “Fol me mua” ishte e ftuar përkthyesja dhe botuesja Arlinda Dudaj. E pyetur nga moderatorja Rovena Dilo në lidhje me dashurinë e cila është transformuar pasi televizionet po sjellin modele të tmerrshme nga spektakle të turpshme pasi femrat po fyhen, Dudaj i ka cilësuar si formate bastarde pasi modeli që po japin këto spektakle po i bën dëm një brezi të tërë dhe sidomos femrave.

“Një nga gjërat që po më shqetëson më shumë këto kohët e fundit, sepse po tejkalohet çdo lloj limit, unë domethënë nuk ka asnjë gjë asnjë problem në qoftë se neve flasim apo shikojmë spektakle që në fund të fundit janë edhe show, mbase të japin dhe një lloj kënaqësie sipërfaqësor, por modeli i shëmtuar i këtyre spektakleve që përmende për mua po i bënë dëm një brezi të tërë dhe sidomos po i bën dëm femrave.

Unë nuk e imagjinoj dot se çfarë mendojnë mamatë që kanë, unë kam djalë vetë, por edhe unë ndjehem keq, po ato mamatë që kanë vajza nuk e di çfarë mendojnë kur shikojnë një tufë vajzash që turren pas një djali dhe thashë nuk turren për dashuri, dashuria ktu nuk hyn fare. Sot diskutojmë për femra që duhet të lexojnë, duhet të shkollohen, të jenë të lira, për të zgjedhur jo thjesht fatin, për t’i shkuar ndoshta edhe një burri sepse e do dhe ta marri ajo vetë.

Është një format bastard nuk gjej dot fjalë tjetër, ky është një format bastard. Uroj me gjithë zemër dështimin sepse nuk është gjëja që duhet të ndjekim ne.”- tha Dudaj.

Sipas saj dashuria që flasin librat është se dashuria është e bukura dhe e bukura do të ndryshojë botën pasi dashuria është një nga gjërat më të bukura të qënies njerëzore që të bën më të mirë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re