Christopher Hill, ambasadori amerikan në Serbi, ka njoftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se SHBA kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e sistemit antitank Javelin.

Hill theksoi se Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë këtë kërkesë Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare. Vuçiç i tha Hill se Serbia është e zhgënjyer nga ky vendim i SHBA-së, por se do të vazhdojë të punojë me Shtetet e Bashkuara, siç tha ai, për të ruajtur marrëdhëniet serbo-amerikane.

“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha presidenti serb, i cili e ka pjesë qenësore të propogandës së tij karshi ndërkombëtarëve për t’u imponuar një Serbi ndryshe nga ajo që është, agresore dhe luftënxitëse.

Ai e vlerësoi të hapur bisedën me ambasadorin amerikan, ndërsa në bisedë u prek edhe qëndrimi ndërkombëtar i Serbisë, si dhe vazhdimi i dialogut me Kosovën.

Siç raporton Danas, takimi Hil-Vuçiç pasoi takimin e djeshëm mes presidentit serb dhe ambasadorit rus Harçenko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re