Një popull që jo thjesht armatoset, por dhe del me armë krahëqafë në rrugë, duke e trajtuar atë si diç të zakonshme, sidozot orë dore apo celular.

Që nga 7 tetori, numri i aplikimeve për leje arme te izraelitët ka kaluar 190,000, pasi qeveria e tyre ka lehtësuar kufizimet për mbajtjen e armëve.

Kjo erdhi pasi ministri i Mbrojtjes Ben Gvir u bëri thirrje civilëve të armatosen për të “mbrojtur veten dhe rrethinat e tyre nëse lind nevoja”.

Pasi u inkurajuan nga qeveria e Izraelit për t’u armatosur, civilët në perëndim të Al-Quds-it (Jerusalem) dalin në rrugë me to në krah.

Para 7 tetorit shkresat kryheshin për pak muaj, ndërsa tani kalojnë vetëm disa ditë dhe numri i seancave trajnuese është pesëfishuar krahasuar me vitin e kaluar, shkruan TRT Ballkan.

Armët në duart e civilëve janë bërë të zakonshme. Izraelitë të armatosur dalin me to në shëtitje, shkojnë në pazar apo kafene, sikur ato të ishin një detaj mode.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re