Pas vendimit të publikuar më herët gjatë ditës së sotme, ku u vendos pezullimi i zgjedhjeve për presidentin, gjykata ka marrë një tjetër vendim për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sipas vendimit të dhënë nga gjykatëset Frida Osmani dhe Bruna Kadi, FSHF është gjobitur me shumën 700 mijë lekë, për shkak se sipas gjykatës, Federata ka ndërhyrë gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohej.

Ky është i treti vendim që gjykata e Tiranës ka marrë kundër veprimtarisë së FSHF-së, pasi më herët pezulloi zgjedhjet për kreun e Shoqatës Rajonale të Tiranës, gjithashtu pezulloi edhe zgjedhjet për president dhe së fundmi vjen dënimi me gjobë. I gjithë ky proces gjyqësor vjen si rezultat i denoncimit nga ana e bashkisë së Tiranës, duke bërë që Armand Duka të “ndëshkohet” për të tretëb herë rradhazi nga vendimet e marra.

Ndërsa sa i përket reagimeve nga FSHF, Komiteti Ekzekutiv, ka vazhduar punën në mbledhjen e zhvilluar në orën 11:00 të ditës së sotme, ku ka miratuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e planifikuara për t’u mbajtur në datën 2 mars.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re