Presidenti i FSHF-së, Armand Duka merr nje tjeter post te rendesishem ne qeverine e futbollit europian.

Kreu i FSHF do te jete tashme edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ne mbledhjen e radhes kete te marte, vendosi me votim unanim ti jape Armand Dukës postin e numrit dy te ketij institucioni.

 

Duka eshte aktualisht edhe anetar i Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s, madje pak mire me pare ai u rizgjodh ne kete post ne mandatin e dyte radhazi duke qene me i votuar nder kandidatet me 45 vota në total nga 55 të tilla.

 

Zgjedhja e kreut te FSHF Armand Duka si numri dy i UEFA-s, eshte padiskutim jo vetem arritje individuale, por edhe nje arritje e konsiderueshme per sportin dhe vecanerisht futbollin shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re