Në studion e emisionit Opinion është diskutuar në lidhje me situatën ku ndodhet vendi, pas vendimit të Ilir Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve dhe reagimit të kryeministrit se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor.

 Analisti Armand Shkullaku jep një skenar tjetër. Sipas tij në 30 qershor nuk ka zgjedhje.

“Rama nuk shkon dot në zgjedhje, nuk shkon në zgjedhje me Denar Bibën (nënkryetari KQZ).

Se nëse nesër bëhen zgjedhjet dalin me kryebashkiakët e LSI dhe PD dhe thonë nuk dalim nga zyra, sepse s’ka datë pas vendimit të Presidentit”, thote ai..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re