Vendimin e Lulzim Bashës, i cili përjashtoi nga PD ish-liderin Sali Berisha, analisti Armand Shkullaku e ka cilësuar si vendim të papritur dhe shumë të fortë, por mënyra se si u bë sipas tij “e bën të duket vendim nga halli”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shkullaku tha se këto vendime i ka bërë Berisha me Bashën, por theksoi se edhe kreu i PD ka marrë vendime të forta në politikë si djegia e mandateve apo spastrimi i “shtyllës kurrizore” të PD.

“Ajo që ka ndodhur është një vendim I papritur shumë I fortë I Bashës. Është i ftrtë por mënyra se si u bë e bën të duket si vendim nga halli. Ti the që Basha nuk ka marrë vendime, por ata që ka marrë i ka marrë me kokën e vet, si djegia e mandateve, ka fshirë me një të rënë të lapsit shtyllën kurrizore të PD.

Pak lider e kanë bërë këtë. Duket sikur nuk mer vendime për të ardhmen, por vendime të fort aka marrë shumë. Ky vendim që Basha shpalli ndaj Berishës është në njëfarë mënyre ndëshkimi i rrethanave dhe karmave ndaj Berishës.

Ai ka ndërruar mënyrën e sjelljes së PD. Nevoja për tu mbrojtur e ka detyruar Berishën shpesh të heshtë. Kur Berisha ndryshon filozofinë nga politika do ti vijë ajo që nuk e ka përfytyruar kurrë në jetën e vet.

Nuk kemi një shkëputrje të Bashës dhe PD nga berishizmi. Por ka ndodhur e kundërta që berishizmi. Edhe arritjet e fushatës së kaluar janë arritje të mëparshme.

Kuptohet megjithse është vendim I fortë është vendim I fortë por nuk është pak. Zgjedhja edhe pse e vështirë sa forcë i ka dhënë Bashës?

Këto vendime i ka bërë Berisha me Bashën. Por spastrimin e PD e ka bërë Basha dhe Berisha nuk mund të dilte kundër dhe nuk foli në 2017-ën” tha Shkullaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re