Në selinë e Partisë Demokratike vijon situata e tensionuar.

Ish-Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi bëri një kallëzim pak para minutash nga selia e PD-së. Ai ka telefonuar policinë duke thënë se i kanë vjedhur zyrën dhe shumë të dhëna personale e dokumente.

“Janë prekur sende personale, harddiksu im personal, janë kujtime familjare. Është vetëm një kopjer personale. Janë prekur dokumebnta të shkollës pëersonale,. Nuk kisha menduar kurrë që do më vidhet zyra.

S’ma ka marrë mendja që e bën Lulzim Basha këtë. Të të vijë zor. Të vijë turp. E ke çuar PD-në në pikën e fundit. Nuk i ke bërë Bëlind Këlliçit asgjë. Të të vijë zor. Megjithatë do pres këtu. Kemi 35 minuta që presim këtu. I kemi të rinjtë këtu, le të flasin vetë. Ne shkuam të bëjmë mbledhje, kjo është pronë e demokratëve. Më vjen keq që duhet të shohim këto skena.

6 ditë na ndajnë nga ky drejtim i tmerrshëm që i është ëbrë PD-së këto vite. I bëj thirrje të rinjve të FRPD-së të vetëpërmbahen. Ne do i shkojmë deri në fund. Nëse kujtojnë se do trembin të rinjtë e kanë shumë”, tha Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re