Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi i është gjetur në banesë një armë zjarri, dylbi dhe municion luftarak. Personi i bënë në pranga bëjnë me dije burimet është Adem Doda.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga 51-vjeçari që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë. Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
